
Teknologjia Ozon
PIK INDUSTRY ofron sherbimet e saj edhe ne instalimin e dhomave frigo-konservuese, vecanerisht ne sektorin e fruta/perime.Kjo kompani ndodhet ne Divjake duke qene nje vend me pozicion gjeografik te favorshem per te gjithe vendin, gjithashtu duke qene afer me prodhuesit , tregtaret dhe operuesit e sektorit.Kjo na ka nxitur te kerkojme e te zhvillojme dijet ne prodhim,perpunim,transformim dhe konservim te te gjitha produkteve ushqimore.Kerkimet e vazhdueshme
per teknologji te reja na bene te mundur te zhvillojme dhe te testojme perdorimin e Ozonit ne produktet ushqimore, i cili ka tendencen te permirsoje konservimin e produkteve ushqimore duke i ofruar konsumatoreve prodhime me te shendeteshme e te fresketa.Aftesia e madhe antimikrobe e ozonit dhe lehtesia e saj ne perdorim e bejne kete trajtim te kete nje game te gjere aplikimi.Aftesite e dezinfektimit me ozon ne gjendje te gazte parandalon perhapjen e patogjneve kerpudhe (myku) duke ulur ndjeshem degradimin.Trajtimi me Ozon qe ne fazat e para te pasvjeljes jo vetem ul perhapjen e patogjeneve, por zgjat edhe jetegjatesine se produktit pa shkaktuar asnje lloj alterimi dhe demtimi duke garantuar nje produkt te shijshem dhe te shendetshem per nje kohe te gjate.
Trajtimi me Ozon ne sektorin e fruta/perime mund te aplikohet si ne fazat e vjeljes ashtu edhe ne fazat e larjes dhe magazinimit,gjithashtu eshte i aplikueshem edhe ne mjetet e transportit qe bejne rruge te gjata
Kohet e fundit perdorimi i Ozonit eshte certifikuar si element GRAS (Generally Recognized As Safe) ne legjislaturen U.S.A dhe ne EU si nje adiktiv ushqimor i sigurte per shendetin e njeriut.
P.sh ne U.S.A dokumenti 21CFR pjesa 173.368 (reg nr.00F-1482) ka etiketur Ozonin si element GRAS, duke afirmuar ligjerisht kontaktin e Ozonit me ushqiminsi te pademshem per shendetin.
Ne Europe perdorimin i Ozonit ne fushen ushqimore ka hyre ne vitin 2003 per dezinfektimin dhe sterilizimin, me direktiven 2003/40/CE te komisionit EFESA.
Avantazhet
*Rrit jetegjatesine e produktit.
*Nuk modifikon shijen.
*Ul humbjet ne peshe.
*Parandalon perhapjen e patogjeneve.
*Ul humbjet e prodhimit nga dekompozimi biologjik.
*Rrit lageshtine ne dhomat frigo-konservuese duke ulur humbjet per shkak dehidratimi (tharje)




